Veprimtarite.

Nisma e SHVZHS në kuadër të  projektit  “ Studim i Integruar mbi Situatën e Sigurisë ” ,  Zona naftë-mbajtëse ,  Ballsh-Patos-Marinëz .

1423915265patos-marinza_oilfield_largeShoqata ka ndërmarrë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar në funksion të konstatimit dhe përmirësimit të situatës së zonës, e cila lidhet padyshim edhe me sigurisë kombëtare, duke marrë në konsideratë gjendjen e mjedisit, mirëqenien e komunitetit, burimet natyrore dhe shfrytëzimin e tyre në zonat naftë- gaz-mbajtëse Ballsh-Patos-Marinëz.
Për të arritur këtë, organizata ka nisur dhe do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucionet private, shtetërore dhe të pavarura.

Partneriteti i shoqatës me grupet e interesit, do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate ndërgjegjësimi, në mënyrë që ata të jenë të përfshirë dhe do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo përdorimin e nisma mbrojtëse; si dhe, do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimeve aktuale të zonës së studimit.

Në vijim të realizimit të punës për fazën e parë të nismës, shoqata së bashku me partnerët, do të organizojë forma të ndryshme diskutimi publik duke u përqendruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave.
Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit, diskutimit, fushatat mediatike dhe deri tek ndërgjegjësimi e sensibilizimi i komunitetit që banon në zonat naftë-gaz- mbajtëse Ballsh-Patos-Marinëz.

SHVZHS do të ndërmarrë dhe paraqesë një studim të integruar dhe rekomandimet konkrete. Për të realizuar këtë studim gjithëpërfshirës SHVZHS ka angazhuar specialistë dhe profesionistë me tituj dhe grada shkencore në fushat përkatëse që prek studimi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me njësite vendore, Universitet e Republikës së Shqipërisë, me qëllim që në përfundim të këtij studimi të dalim me rekomandime dhe konkluzione konkrete për aktorët e interesuar.


Përmbledhje e shkurtër mbi projektin.

go greenIndustria e naftës është një industri komplekse e cila ka të bëje me shumë faktorë që përbëjnë rreziqe për jetën e njeriut si dhe ka një ndikim të madh negativ dhe në vetë ambientin dhe banorët që punojnë dhe jetojnë në zonat naftë-gaz mbajtëse.
Në Shqipëri ndodhet një nga zonat më të mëdha kontinentale me përmbajtje nafte të konsideruar në vlerat e 430 Milion tonëve (vlerësim konservativ).Kjo zonë naftëmbajtëse (dhe gazi) është e shtrirë midis Fierit dhe Mallakastrës. Për vite me rradhë burimet natyrore në këto zona janë shfrytëzuar në mënyra të përgjegjëshmë dhe jo rralë herë edhe të papërgjegjëshme.

Shfrytëzimi deri diku barbar dhe me qellime përfitimi ka shkaktuar jo pak problem në zonën në fjalë. Shumë prej puseve ekzistuese janë në gjendje të amortizuar dhe jo rrallë herë kanë shkaktuar mini katastrofa natyrore në vendndohjen e tyre.
Problemi i cili është parësor në këtë zonëështë ndotja tej normave të lejuara të ajrit, tokës dhe ujit. Prezenca në një zonë kaq të gjerë e puseve të shpimit, si dhe metodat e shpimit horizontal, kaq pranë zonave të banuara kanë shkaktuar shpesh probleme në shtëpitë dhe shëndetin, social dhe fizik, e banorëve të zonës.

Rrjedhjet e naftës apo të gazit  që kanë qenë të pa kontrolluara apo që rezultonin nga  defektet e ndryshme si rrjedhje tubacionesh në rrjetin grumbullues dhe trasportues, rrjedhje në premistopat e grykave të puseve të prodhimit , shkarkimi dhe depozitimi  pa kriter i rërës që dilte nga pastrimi i puseve me të ashtu-quajturit traktor pastrimi,  përbëjnë një dëm në ambient , dëm ky që u trashëgua madje mund të thuhet deri ditët e sotme  ku në shumë puse ka mbetje të tille rëre apo mbetje naftë brut në gropat afër puseve që punojnë me vulf etj.

Shkarkimi i gudron acidit në lumin  Gjanicë nga uzina e përpunimit të naftës në Fier, shkarkimi i mbetjeve industriale  të uzinës së përpunimit të Thellë të naftës të Ballshit etj kanë qënë dhe mbeten problem që duhen zgjidhur dhe njëkohësisht do pasur parasysh në investimet e reja që do të ketë industria e naftës në vëndin tonë në këto drejtime.

Komuniteti në shumicën e rasteve nuk është përfshirë fare në vendimarrje, dhe nuk ka përfituar aspak nga pasuritë natyrore që nxirren nën këmbët e tyre. Përvec kësaj komuniteti ka vuajtur një rritje tej normave të lejuara të elementëve të rrezikshëm present në ajër, tokë dhe ujë. Këta element të rrezikshëm, që në një mënyrë apo një tjetër përfondojnë nëpërmjet zinxhirit ushqimor në banorët e zonës, ndoshta dhe më tej, shkaktojnë një sërë sëmundjesh të gjakut si dhe të tjera të identifikuara si munddësisht të shkaktuara nga ndotja mjedisore (sipas studimeve ndërkomëtare).

Në zonën ku ka aktivitet kompania Bankers Petroleum ka shqetësime nga banorët sepse herë pas here ndihen lëkundje toke të cilat kanë  sjellë dhe dëmtime në banesat dhe pronat e tjera të banorëve . Njëkohësisht këto fenomene  janë shumë të dëmshme dhe në pikëpamjen e terrorit psikologjik që lindin tek banorët për pritshmërinë ciklike të këtyre fenomeneve, të cilat  dihet se lëkundjet e tokës janë terrorizuese dhe tejet të rrezikshme për jetën e njeriut por edhe për pronat  e ndryshme që disponojnë banorët  në vëndet ku ato ndodhin.

Problemet që lindin nga zbatimi i teknologjive bashkëkohore  në shfrytëzimin e vëndburimeve të moshuara  apo edhe në shistet  gazmbajtëse  ku  aktualisht po flitet për një bum në rezervat e zbuluara të gazit,  rezerva këto  të pa llogaritshëme ,  janë bërë shumë shqetësuese në mbar botën.  Ka mjaft literaturë dhe  fakte konkrete që argumentojnë problematikën që sjellin këto teknologji siç janë : shpimet horizontale  nga njëra anë ( sidomos në shfrytëzimin e formacioneve ranore te pa çimentuara dhe me naftë viskoze siç janë disa horizonte të vëndburimit të Marinzës si Drizat dhe Gorani ,  ku për zhfrytëzimin e tyre realizohen depresione të thella)  dhe shpërthimet hidraulike apo dhe injektimet e sforcuara të fluideve ( të ujrave të shtresës që ndahen  nga nafta në impiantet e dekantimit) në shtresë ,  nga ana tjetër.

Gjithashtu një tjetër problem madhor që ndikon të gjithë banorët e zonës është edhe prania e Rafinerisë së Naftës në Ballsh. Kjo rafineri e cila ka një teknologjitashmë të vjetëruar, dhe një system trajtimi mbetjesh tejet të papërshtatshëm, shkakton gjithashtu problem mjedisore, të cilat mbarten deri në detin Adriatik përmes Lumit Gjanica, Lumit Seman, dhe më tej derdhjes në det.

Kompanitë koncesionare që punojnë e do tëpunojnë  në të ardhmen duhet të jenë të kontrolluara dhe të supervizuara me një rreptësi  parandaluese për gjithë proceset që do  zhvillohen në industrinë e naftës dhe gazit, industri e cila do konsideruar ” me rrezikshmëri të lartë “ në ndotjen e ambientit pavarsisht nivelit aktual dhe të pritshëm  të arritjeve teknike dhe  teknologjike. Duhet kuptuar si në të gjitha fushat edhe në këtë industri, parandalimi është shumë herë  më pak i kushtueshëm se mënjanimi mbasi të ndodhin fenomenet dëmeprurëse.

E gjithë kjo problematikë ka nevojë për një konstatim/studim të gjendjes aktuale dhe për një përmirësim thelbësor të kuadrit ligjor, me qëllim përshirjen e komunitetit në vendimarrje, dhe kthimin në vlerë për banorët të pasurive kombëtare.


Qëllimet afatgjata të projektit

eco-green-hostels–    Të kontribuojmë në një zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve që jetojnë në brendësi të zonave naftë dhe gaz mbajtëse.
Numri i komuniteteve të cilat do të jenë të angazhuara në promovimin dhe  realizimin e hapave të nevojshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit.
Numri i njerëzve që kuptojnë dhe kërkojnë një zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin ku jetojnë.

–    Të kontribuojmë në një zhvillim të qëndrueshëm të ndërgjegjësimit të opininionit publik nëpërmjet rritjes së shkallës së informimit të palëve të përfshira  dhe adresimin e mungesës së edukimit mjedisor specifik për zonat naftë dhe gaz mbajtëse.
Materiale të prodhuara nga shoqata, me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe palëve të përfshira, në lidhje me edukimin mjedisor specifk për këtë rast.
Materiale të prodhuara në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe komunitetin, që shënjestrojnë zhvillimet aktuale dhe të pritshme të problemeve mjedisore në zonat e shqyrtuara.

–    Përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e zonave naftë dhe gaz mbajtëse, nëpërmjet sistemimit të kuadrit ligjor dhe social, me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga produktet dhe nën-produktet e naftës dhe gazit.
Treguesit mjedisor, social dhe ekonomik të zonave të mbuluara nga projekti do të jenë të qëndrueshëm dhe të përmirësuar.

–    Hartimi i një plani afatgjatë, në bashkëpunim me pushtetin vendor, me qëllim vendosjen e prioriteteve në lidhje me zhvillimin e masave parandaluese  për efektet anësore dhe parësore të produkteve dhe nën-produkteve të naftës dhe gazit.
Një plan konkret, i pranueshëm dhe i realizueshëm, për të gjitha palët e përfshira nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese për një zhvillim të qëndrueshëm.


 Objektivat Specifike të projektit

6–    Studimi i impaktit mjedisor në zonën naftëmbajtëse.
Një pamje e qartë, nëpërmjet një studimi profesional dhe nga palë të treta të pavaruara nga palët e përfshira , që do të mundësojë vendosjen e prioriteteve në aksionet  e mëvonshme për rregullimin e efekteve mbi mjedisin, të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese mbi zonën përkatëse.
Analizat e tokës, në sipërfaqe dhe në thellësi.
Analizat e ajrit.
Analizat e ujrave, në sipërfaqe dhe në thellësi.

–    Studimi i impaktit social në zonën naftëmbajtëse
Një pamje e qartë, nëpërmjet një studimi profesional dhe nga palë të treta të pavaruara nga palët e përfshira , që do të mundësojë vendosjen e prioriteteve në aksionet  e mëvonshme për rregullimin e efekteve mbi  zhvillimin normal të jetës sociale, në zonën naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese përkatëse.
Analizë e hollësishme e parametrave socialë të zonave të prekura nga efektet  e aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

–    Studimi i impaktit shëndetësor në zonën naftëmbajtëse
Një pamje e qartë, nëpërmjet një studimi profesional dhe nga palë të treta të pavaruara nga palët e përfshira , që do të mundësojë vendosjen e prioriteteve në aksionet  e mëvonshme për rregullimin e efekteve mbi gjendjen shëndetësore të banorëve të zonës/zonave, të përfshira në aktivitete naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
Analiza gjaku mbi kampionet e përzgjedhura nga popullata  e zonës(zonave).
Studim statistikor mbi të dhënat shëndetësore të banorëve të zonës në krahasim me mesataret komëtare të parametrave përkatës.

–    Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese për impaktin mjedisor
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “a” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete me qëllim parandalimin e përhapjes së efekteve negative të aktiviteteve nxjerrëse/përpunuese të naftës dhe gazit në zonat përkatëse.

Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “a” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete për rregullimin e efekteve negative të shkaktuara nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

Masa parandaluese për ndotjen e tokës në sipërfaqe dhë në thellësi.

Masa rregulluese për ndotjen e tokës në sipërfaqe dhe deri në një thellësi të pranueshme për shëndetin e komunitetit.

Masa parandaluese për ndotjen e ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore.

Masa rregulluese për ujrat sipërfaqësore te ndotura, deri në një thellësi të pranueshme për shëndetin e komunitetit.
Masa parandaluese për ndotjen e ajrit si dhe marrja e masave për zhvillimin e teknologjive që shërbejnë për kapjen në ajër të agjentëve kimik të dëmshëm.

–    Konsultim me faktorët e përfshirë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregulloreve lokale të zbatuara në zonën naftëmbajtëse.
Në bashkëpunim me pushtetin vendor, komunitetin dhe të gjitha palët e përfshira, të arrihet në një grup rekomandimesh aktuale, të pranueshme dhe të realizueshme me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregulloreve të zbatuara në aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese, në lidhje me impaktin mjedisor të këtyre aktiviteteve

–    Sugjerime konkrete për të gjitha palët e përfshira për përmirësimin e kuadrit ligjor në lidhje me impaktin mjedisor të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

–    Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese për impaktin social.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “b” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete me qëllim parandalimin efekteve negative të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese mbi jetën shoqërore dhe zhvendosjen e popullsisë në zonat e përfshira.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “b” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete për rregullimin e efekteve negative të shkaktuara nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese në lidhje me jetën shoqërore dhe zhvendosjen e popullsisë nga zonat e përfshira.

–    Masa parandaluese dhe rregulluese, konkrete, për jetën shoqërore dhe zhvendosjen e popullsisë në zonat e përfshira.

–    Konsultim me faktorët e përfshirë për përmirësimin e kushteve sociale përmes aktivizimit të komunitetit në vendimmarrje dhe aktivitete të tjera me qëllim përmirësimin e kushteve sociale.
–    Në bashkëpunim me pushtetin vendor, komunitetin dhe të gjitha palët e përfshira, të arrihet në një grup rekomandimesh aktuale, të pranueshme dhe të realizueshme me qëllim përmirësimin e kapaciteteve pjesëmarrëse në vendimarrje dhe planifikim,  të zbatuara në aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
–    Sugjerime konkrete për të gjitha palët e përfshira në lidhje me aktivizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve pjesëmarrëse në vendimarrje dhe planifikim, në lidhje me aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

–    Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese për impaktin shëndetësor.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “c” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete me qëllim parandalimin e efekteve negative të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese mbi shëndetin fizik të popullsisë në zonat e përfshira.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “c” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete për rregullimin e efekteve negative të shkaktuara nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese në lidhje me shëndetin fizik të popullsisë në zonat e përfshira.

–    Masa parandaluese dhe rregulluese, konkrete, për shëndetin fizik të popullsisë në zonat e përfshira.

–   Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese per impaktin ekonomik te aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse.
Në bashkëpunim me pushtetin vendor, komunitetin dhe të gjitha palët e përfshira, të arrihet në një grup rekomandimesh aktuale, të pranueshme dhe të realizueshme me qëllim rritjen e kapaciteteve thithëse të investimeve ekzistuese dhe të ardhshme nga ana e subjekteve me ndikim ekonomik në zonat me aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
Propozimi i modeleve të reja të biznesit të përshtatura për zonat me aktivitet të mesëm dhe të lartë naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

–    Sugjerime konkrete për të gjitha palët e përfshira në zhvillimin ekonomik të zonave me aktivitet të mesëm dhe të lartë naftë dhe gaz nxjerrës/përpunues me qëllim përafrimin e modeleve të biznesit ekzistues me praktikat më të mira ndërkombëtare për zona të ngjashme.

Në vijim të kësaj ideje, Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet ( SHVZHS ) organizoi Konferencën Prezantuese Studimore,
“ Studim i Integruar mbi Situatën e Sigurisë ”
Zona naftë-mbajtëse
Ballsh-Patos-Marinëz

Konferenca u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, salla UNESCO, në datën 13 Shkurt 2015, në orën 10:30 – 11:30


Axhenda e Konferencës

•    Fjala e hapjes nga kryetari i SHVZHS.                                                        M.sc  Aleksandër Aliaj

• Historik i përmbledhur i zonës së studimit ZS, zhvillimit ekonomik industrial.
Dr. Moikom Zeqo

• Film i shkurtër për vendndodhjen e ZS, terrenin dhe zhvillimin ekonomiko- industrial i saj.                                                                                                                        Timo Luto

• Kompleksiteti i Sigurisë, qasje studimore në zonën e studimit. Prof. Dr. Pajtim Ribaj

• Impakti industrial.                                                                         Prof. Dr. Fatmir Shehu

• Impakti mjedisor.                                                                           Prof. Asc. Sazan Guri

• Impakti shëndetësor.                                                                     Prof. Dr. Skënder Skënderaj

• Impakti social.                                                                                  Prof.Asc.Dr. Agim Mucaj

• Impakti ekonomik ZS.                                                                    Doktorant Qerim Lazaj

• Shfrytëzimi i burimeve dhe korniza ligjore – qasje te ZS         Av.Ilirjan Hoxha

• Paraqitje e përmbledhur e studimit, shëndetësor, mjedisor e social i ZS dhe kosto e programit të SHVZHS.                                                                                     M.sc  Oltion Bregu

Diskutim nga përfaqësuesit e bashkive dhe të ftuarve për problemet social-ekonomike të ZS (Ballsh – Patos – Fier).

Konkluzionet e tryezës së konferencës fillestare për studim.

Nga kryetari SHVZHS Aleksandër Aliaj

“ Studim i Integruar mbi Situatën e Sigurisë ”
Zona naftë-mbajtëse
Ballsh-Patos-Marinëz

Konferenca u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, salla UNESCO, në datën 13 Shkurt 2015, në orën 10:30 – 11:30

M.sc Aleksander ALIAJ
Director Ekzekutiv

3Konferenca kishte për qëllim shkëmbimin e opinioneve dhe ideve mbi zhvillimet ndër vite të industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës ne zonën e studimit Ballsh – Patos – Marinëz

Per kete arsye jemi munduar te angazhojme te gjithe aktoret e interesuar qe te ndergjegjesohen per nevojen e bashkepunimit , ne funksion te  nje studimi te integruar dhe analize te thelluar te gjendjes se sigurise,  studim i cili ne perfundimet e veta do te jete ne gjendje te percaktoje  ne radhe te pare gjendjen e sigurise , elementet qe ndikojne tek ajo , faktoret  si popullata , shoqeria civile , organet ligjvenese , organet qeveritare , organizmat kombetare apo nderkombetare  te cilat mund  dhe duhet te kontribuojne  konform mundesive dhe kopetencave te veta ne funksion te permiresimit te gjendjes se jeteses ne zonen studimore per te garantuar nje zhvillim te qendrueshem qe ne menyre te padiskutueshme ndikon ne sigurine kombetare .

Për të realizuar këtë studim gjithëpërfshirës SHVZHS ka angazhuar dhe do të angazhojë ekspertë dhe profesionistë , me tituj dhe grada shkencore në fushat përkatëse që prek studimi , si dhe ka prezantuar e gjetur mirëkuptimin e të gjithë aktorëve të përfshire në këtë studim .

Nisma, që u paraqit në konferencë në funksion të konstatimit dhe përmirësimit të situatës në zonë, lidhet padyshim edhe me sigurinë kombëtare, duke marrë në konsideratë gjendjen e mjedisit, mirëqenien e komunitetit, burimet natyrore dhe shfrytëzimin e tyre në zonat naftë-gaz-mbajtëse.

Kjo konferencë ishte thjesht prezantimi i nismës. Por për shkak të kohës u sollën vetëm disa prej shtyllave kryesore të problematikës, që është shumë më e gjerë dhe shumë më shqetësuese. Kjo gjë prek padyshim komunitetin e zonës edhe më gjerë, duke ndikuar e prekur edhe gamën socio-ekonomike e strategjike të zhvillimit kombëtar.

Problematika nuk mbetet më veç zonale, por është shumë më tepër, ajo është kombëtare. Ky shqetësim nuk është më veç ai i atyre njerëzve që e vuajnë këtë realitet, por është një faturë që ashtu si sot edhe në të ardhmen, do ta paguajë tërë shoqëria dhe shteti shqiptar. Bazuar në këtë skicë apo draft-ide të këtij projekti të gjerë studimor të SHVZHS, synojmë përmirësimin e situatës në zonë, dhe mund të thuhet se fuqia më e madhe e kësaj shoqate është vetëm iniciativa.
Por, natyrisht, kjo iniciativë, edhe pse është një energji shumë pozitive për të ecur para, është e pamjaftueshme për zhvillime të mëtejshme konkrete.
Shkalla e përfshirjes në këtë studim që synohet të ndërmerret është shumë e gjerë dhe unike.

Falë punës vullnetare të grupeve të ngritura nga ne është mundësuar marrja e konfirmimeve dhe ndërtimi i planeve të punës me botën akademike, institucione e organizata të ndryshme. Kemi bërë bashkë aktorë që mund të realizojnë këtë studim të zgjeruar mbi situatën e rënduar.

Puna jonë nuk do të ndalet me këtë konferencë edhe pse vullneti për të vazhduar para qëndron te shkalla e rëndë në të cilën ka degraduar situata. Zhvillimi normal i jetës në zonën e përmendur, do të vijë vetëm nëse trajtohet në mënyrë të qartë problemet e lëna pas dore e të harruara.