3

Studim i Integruar mbi Situatën e Sigurisë Zona naftë-mbajtëse Ballsh-Patos-Marinëz

Posted on 03/03/2015 · Posted in Projekte aktuale
Qëllimet afatgjata të projektit1-Të kontribuojmë në një zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve që jetojnë në brendësi të zonave naftë dhe gaz mbajtëse.
Numri i komuniteteve të cilat do të jenë të angazhuara në promovimin dhe realizimin e hapave të nevojshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit.
Numri i njerëzve që kuptojnë dhe kërkojnë një zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin ku jetojnë.

2-Të kontribuojmë në një zhvillim të qëndrueshëm të ndërgjegjësimit të opininionit publik nëpërmjet rritjes së shkallës së informimit të palëve të përfshira  dhe adresimin e mungesës së edukimit mjedisor specifik për zonat naftë dhe gaz mbajtëse.
Materiale të prodhuara nga shoqata, me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe palëve të përfshira, në lidhje me edukimin mjedisor specifk për këtë rast.
Materiale të prodhuara në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe komunitetin, që shënjestrojnë zhvillimet aktuale dhe të pritshme të problemeve mjedisore në zonat e shqyrtuara.

3-Përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e zonave naftë dhe gaz mbajtëse, nëpërmjet sistemimit të kuadrit ligjor dhe social, me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga produktet dhe nën-produktet e naftës dhe gazit.
Treguesit mjedisor, social dhe ekonomik të zonave të mbuluara nga projekti do të jenë të qëndrueshëm dhe të përmirësuar.

4-    Hartimi i një plani afatgjatë, në bashkëpunim me pushtetin vendor, me qëllim vendosjen e prioriteteve në lidhje me zhvillimin e masave parandaluese  për efektet anësore dhe parësore të produkteve dhe nën-produkteve të naftës dhe gazit.
Një plan konkret, i pranueshëm dhe i realizueshëm, për të gjitha palët e përfshira nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese për një zhvillim të qëndrueshëm.

Objetivat Specifike të projektit

1-Studimi i impaktit mjedisor në zonën naftëmbajtëse.
Një pamje e qartë, nëpërmjet një studimi profesional dhe nga palë të treta të pavaruara nga palët e përfshira , që do të mundësojë vendosjen e prioriteteve në aksionet  e mëvonshme për rregullimin e efekteve mbi mjedisin, të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese mbi zonën përkatëse.
Analizat e tokës, në sipërfaqe dhe në thellësi.
Analizat e ajrit.
Analizat e ujrave, në sipërfaqe dhe në thellësi.

2-    Studimi i impaktit social në zonën naftëmbajtëse
Një pamje e qartë, nëpërmjet një studimi profesional dhe nga palë të treta të pavaruara nga palët e përfshira , që do të mundësojë vendosjen e prioriteteve në aksionet  e mëvonshme për rregullimin e efekteve mbi  zhvillimin normal të jetës sociale, në zonën naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese përkatëse.
Analizë e hollësishme e parametrave socialë të zonave të prekura nga efektet  e aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

3- Studimi i impaktit shëndetësor në zonën naftëmbajtëse
Një pamje e qartë, nëpërmjet një studimi profesional dhe nga palë të treta të pavaruara nga palët e përfshira , që do të mundësojë vendosjen e prioriteteve në aksionet  e mëvonshme për rregullimin e efekteve mbi gjendjen shëndetësore të banorëve të zonës/zonave, të përfshira në aktivitete naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
Analiza gjaku mbi kampionet e përzgjedhura nga popullata  e zonës(zonave).
Studim statistikor mbi të dhënat shëndetësore të banorëve të zonës në krahasim me mesataret komëtare të parametrave përkatës.

4-Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese për impaktin mjedisor
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “a” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete me qëllim parandalimin e përhapjes së efekteve negative të aktiviteteve nxjerrëse/përpunuese të naftës dhe gazit në zonat përkatëse.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “a” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete për rregullimin e efekteve negative të shkaktuara nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
Masa parandaluese për ndotjen e tokës në sipërfaqe dhë në thellësi.
Masa rregulluese për ndotjen e tokës në sipërfaqe dhe deri në një thellësi të pranueshme për shëndetin e komunitetit.
Masa parandaluese për ndotjen e ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore.
Masa rregulluese për ujrat sipërfaqësore te ndotura, deri në një thellësi të pranueshme për shëndetin e komunitetit.
Masa parandaluese për ndotjen e ajrit si dhe marrja e masave për zhvillimin e teknologjive që shërbejnë për kapjen në ajër të agjentëve kimik të dëmshëm.

5-Konsultim me faktorët e përfshirë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregulloreve lokale të zbatuara në zonën naftëmbajtëse.
Në bashkëpunim me pushtetin vendor, komunitetin dhe të gjitha palët e përfshira, të arrihet në një grup rekomandimesh aktuale, të pranueshme dhe të realizueshme me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregulloreve të zbatuara në aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese, në lidhje me impaktin mjedisor të këtyre aktiviteteve .
Sugjerime konkrete për të gjitha palët e përfshira për përmirësimin e kuadrit ligjor në lidhje me impaktin mjedisor të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

6-Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese për impaktin social.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “b” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete me qëllim parandalimin efekteve negative të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese mbi jetën shoqërore dhe zhvendosjen e popullsisë në zonat e përfshira.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “b” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete për rregullimin e efekteve negative të shkaktuara nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese në lidhje me jetën shoqërore dhe zhvendosjen e popullsisë nga zonat e përfshira.
Masa parandaluese dhe rregulluese, konkrete, për jetën shoqërore dhe zhvendosjen e popullsisë në zonat e përfshira.

7-Konsultim me faktorët e përfshirë për përmirësimin e kushteve sociale përmes aktivizimit të komunitetit në vendimmarrje dhe aktivitete të tjera me qëllim përmirësimin e kushteve sociale.
Në bashkëpunim me pushtetin vendor, komunitetin dhe të gjitha palët e përfshira, të arrihet në një grup rekomandimesh aktuale, të pranueshme dhe të realizueshme me qëllim përmirësimin e kapaciteteve pjesëmarrëse në vendimarrje dhe planifikim,  të zbatuara në aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
Sugjerime konkrete për të gjitha palët e përfshira në lidhje me aktivizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve pjesëmarrëse në vendimarrje dhe planifikim, në lidhje me aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.

8-Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese për impaktin shëndetësor.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “c” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete me qëllim parandalimin e efekteve negative të aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese mbi shëndetin fizik të popullsisë në zonat e përfshira.
Në bashkëpunim me komunitetin dhe bazuar në studimin e prodhuar në fazën “c” të projektit do të ndërmerren një sërë masash konkrete për rregullimin e efekteve negative të shkaktuara nga aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese në lidhje me shëndetin fizik të popullsisë në zonat e përfshira.
Masa parandaluese dhe rregulluese, konkrete, për shëndetin fizik të popullsisë në zonat e përfshira.

9-Studimi dhe implementimi i masave parandaluese dhe rregulluese per impaktin ekonomik te aktiviteteve naftë dhe gaz nxjerrëse.
Në bashkëpunim me pushtetin vendor, komunitetin dhe të gjitha palët e përfshira, të arrihet në një grup rekomandimesh aktuale, të pranueshme dhe të realizueshme me qëllim rritjen e kapaciteteve thithëse të investimeve ekzistuese dhe të ardhshme nga ana e subjekteve me ndikim ekonomik në zonat me aktivitetet naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
Propozimi i modeleve të reja të biznesit të përshtatura për zonat me aktivitet të mesëm dhe të lartë naftë dhe gaz nxjerrëse/përpunuese.
Sugjerime konkrete për të gjitha palët e përfshira në zhvillimin ekonomik të zonave me aktivitet të mesëm dhe të lartë naftë dhe gaz nxjerrës/përpunues me qëllim përafrimin e modeleve të biznesit ekzistues me praktikat më të mira ndërkombëtare për zona të ngjashme.