12241419_1079711162039420_1572845132499932585_n

Shkolla dhe këndet sportive.

Posted on 22/12/2015 · Posted in Projekte aktuale

Emri i OJF : Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet (SHVZHS)

Adresa : Rr. Durrësit, pranë Gjimnazit Qemal Stafa,P.240/1 , Tiranë Albania

Kohezgjatja : 1 Muaj

Vendi : Shkolla 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët”, Ninësh, Mallakastër

 Fondi i kërkuar :                                                        ALL

Kontribute të SHVZHS dhe komunitetit :                  ALL
Vlera totale e projektit :
                                                ALL

Personi përgjegjës : Aleksandër Aliaj

Përshkrimi i projektit

Shkolla do të bëhet institucion cilësor i edukimit dhe mësimit, ku mësuesit e motivuar përdorin metoda moderne dhe mjete me të cilat nxënësit mësojnë, edukohen dhe marrin pjesë në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve sportive.

 Për fat të keq shumë prindër përqëndrohen vetëm në zhvillimin mendor të fëmijëve të tyre. Mjekët shpesh na këshillojnë të mbahet ekuilibri midis aktiviteteve mendore dhe fizike gjatë gjithë kohës, sepse trupi i njeriut nuk mund të funksionojë normalisht pa ushtrime fizike; është e nevojshme të mësohen me gjimnastikë dhe sport që nga fëmijëria e hershme. Kjo duhet të bëhet zakoni i fëmijës dhe më pas të kthehet në një hobi. Ashtu si prindërit edhe mësuesit duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre për të zgjedhur llojin më të përshtatshëm të sportit në bazë të aftësive të tyre fizike . Nuk mund të themi që cdo fëmijë do të bëhët një profesionist, por duhet të theksojmë edhe se sporti i thjesht amator është terapia më e mirë për shumë probleme shëndetësore.

Këndi sportiv në shkollë duhet të jetë i pajisur me mjetet më të nevojshme për sporte, si: futbolli, basketbolli, volejbolli, etj.

Ne duam të përmirësojmë argëtimin e nxënësve tanë në mënyrë që ata të shpenzojnë kohën e lirë me aktivitete sportive në shkollë, duke zhvilluar shkathtësitë psiko-fizike; marrëdhënie më të mira shoqërore me njëri-tjetrin

dhe duke i mësuar se sa rëndësi ka puna dhe bashkëpunimi në grup.

Ne duam gjithashtu të rrisim vetëdijen e nxënësve dhe të gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të bashkëpunuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve në ditët e sotme, ku vihet re tendenca për të qëndruar sa më larg aktiviteteve fizike, kjo si pasojë e mungesës së këndeve sportive në shkolla dhe pranë ambjenteve të banuara si edhe zhvillimi i teknologjisë dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në intërnet duke shfletuar vetem faqet sociale si psh: facebook, tëeeter, badoo, etj.

Objektivat e projektit.

  1. Sistemimi i oborrit të shkollës. Duke qenë ky ambient një pjesë e rëndësishme për nxënësit dhe stafin pedagogjik përgjatë zhvillimit të procesit mësimor dhe aktiviteteve të tjera të ndryshme në funksion të arsmimit dhe edukimit, është e nevojshme rritja e cilësisë së oborrit dhe këndeve që ai përmban.
  2. Ngritja e terreneve sportive ( fushë volejbolli , basketbolli dhe futbolli ). Duke vendosur një paralele të rëndësishme midis zhvillimit mendor dhe atij fizik, si një bazë për të patur një brez të ardhshëm të shëndetshëm dhe të suksesshëm, mendojmë se krijimi i hapësirave të reja sportive dhe sistemimi i atyre ekzistuese përbën një prioritet për çdo djep të shkollimit të brezave.
  3. Mjedisi i kësaj shkollës të jetë pikë referimi për shkollat e tjera dhe komunitetin, ku të organizohen aktivitete për edukimin dhe argëtimin e nxënësve. Jeta komunitare në zonat rurale jo pak herë përmban aktivitete të përbashkëta për zonat përreth dhe banorët e këtyre zonave. Krijimi i një mjedisi cilësor do të shërbeje si pike referimi per zonen dhe ato perreth duke ofruar kapacitetet e nevojshme per zhvillimin e nje jete sociale me mundesi te ndryshme.

Qëllimet e projektit.

 

  1. Ndikimi në përmirësimin e një jete më të shëndetshme të fëmijëve.
  2. Zhvillimi i shkathtësive psiko-sociale dhe psiko-fizike.
  3. Ndikimi për të bashkëvepruar në grup.
  4. Mjedisi i shkollës të jetë pikë referimi për shkollat e tjera dhe komunitetin e rajonit , ku të organizohen aktivitete për edukimin dhe argëtimin e nxënësve të komunitetit. Duke parë mundësitë që kemi vetë ne si shkollë dhe ndihmën për sigurimin e një fondi modest në mundemi ta kthejmë këtë shkollë në një objekt mësimor edukativ me mjedise cilësore clodhëse ,argëtuese dhe edukative .

Informacion mbi fshatin Ninësh :

Fshati Ninësh ndodhet në Rrethin e Mallakastrës dhe është nën juridiksionin e Komunës Fratar Mallakastër .

Fshati Ninesh kufizohet nga këto fshatra :

  • Në veri nga fshati Gadurovë i Rrethit të Mallakastrës
  • Në lindje nga fshati Allkomemaj i Rrethit të Tepelenës
  • Në jug nga fshati Krahes i Rrethit të Tepelenës
  • Në perëndim nga Fshati Bejar i Rrethit të Mallakastrës

Ai ngrihet nga 400m deri në 657 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në pozitën gjeografike veriore 40 ° dhe në gjatësinë gjeografike lindore 19 ° .Terreni gjeografik kodrinor bën që në këtë zonë banorët të merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori .

Shkolla 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ Ninësh është rindërtuar pas tërmitit të 3 pril 1969 , i cili shkatërroi gjithcka në këtë fshat .

Në Shkollën 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ Ninësh , mësojnë fëmijet e këtij fshati por njëkohësisht edhe fëmijë nga fshatrat përreth , si fshati Gadurov dhe disa lagje përreth tyre , si : Ramaj , Haskaj , Shahaj , Mahmutaj , Memaj .

Në fshatin Ninësh aktualisht banojnë 286 familje , 1016 banorë .

Në fshatin Gadurovë banojnë 75 familje , 267 banorë

Shkolla 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ , Ninësh aktualisht ka personel dhe nxënës si më poshtë:

  1. Nxënës janë                                  106 (një qind e gjashtë)
  2. Klasa janë , nga I – IX                          9 (nëntë)
  3. Mësues janë                                       8 (tetë)
  4. Parashkollorë & Kopësht                 32 (tridhjetë e dy)
  5. Edukatore                                             1 (një)
  6. Punonjës Sanitare                               1 (një)
  7. Kabinete mësimi                                 1 (një)
  8. Zyrë                                                      1 (një)

Informacion i shkurtër mbi SHVZHS

“Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” është një organizatë jo-fitimprurëse

e krijuar në 26 shtator 2013.

Organizata është një nismë e fokusuar në nxitjen e projekteve zhvillimore për të gjithë target-grupet dhe zonat e ndjeshme , në krijimin dhe nxitjen e projekteve zhvillimore për zonat e pazhvilluara, nxitjen e studimeve, hulumtimeve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit etj.

E fokusuar te mbështetja e zhvillimit të pavarësisë ekonomike dhe politikave kombëtare, me qëllimin që vendi të ketë mundësi të marrë vendime sa më të drejta, mbi ekonominë dhe politikën zhvilluese kombëtare.

Ekipi ynë dhe çdo pjesëtar i stafit, është i orientuar drejt mbrojtjes së të drejtave të çdo individi, ose grupeve të cilëve u janë cenuar të drejtat themelore. “Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” i shërben totalisht qëllimit për të përmirësuar cilësinë e jetesës, integrimin shoqëror dhe sensibilizimin e të gjitha grupeve në nevojë.

Kontributi i “Shoqatës Vulnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” dhe komunitetit .

  1. Transport materialesh me makinë .
  2. Zbankim dheu dhe sistemim i terrenit sportiv.
  3. Hapje gropash për shtyllat metalike ose Druri të fushave.
  4. Përgatitje dhe betonim i gropave të shtyllave metalike ose te drurit të fushave.
  5. Sistemim i fushës së Volejbollit, saldim ose përgatitje dhe vendosje të shtyllave me mjete rrethanore .
  6. Sistemim i fushës së Basketbollit , saldim ose përgatitje dhe vendosje të shtyllave me mjete rrethanore .
  7. Sistemim i fushës së Futbollit , saldim ose përgatitje të portave me mjete rrethanore .
  8. Ndjekje e projektit (Specialist 1 persona/muaj)

Kryetari

Aleksander Aliaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tiranë , më ____/___/2015