4

Shkolla 9 vjecare 7 Dëshmorët Ninsh

Posted on 10/12/2016 · Posted in Lajme, Projekte aktuale

Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë , kemi mundësuar Rehabilitimin e ambjenteve të Shkollës 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ Ninsh , Mallakaster . Ky projekt u realizua me sukses nga Shoqata Vullnetare per Zhvillim dhe Solidaritet nën drejtimin e Kryetarit të saj Z.Aleksandër Aliaj dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë . Ky projekt ka nje ndikim pozitiv jo vetëm në nxënësit , stafin pedagogjik të kësaj shkolle por edhe ne komunitet që banon në këtë zonë Pjesmarrja e komunitetit për realizimin e këtij projekti ishte mbresëlënëse . Ne kuadër të vizitës së përfaqësuesëve të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë , ne fshatin Ninsh , Mallakastër për projektin e materialeve ndërtimore për sistemimin e ambjenteve sportive , pas verifikimit në objekt , kërkesës dhe sygjerimeve të SHVZHS dhe përfaqesueseve të shkollës për disa punime tepër emergjente në këtë shkollë arritëm në përfundimin që të ndryshojmë projektin dhe të bejme te mundur realizimin e rehabilitimit te ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të shkollës. Keto janë disa pamje të ambjenteve gjatë realizimit të projektit .