“Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” është një organizatë jofitimprurëse e themeluar ne 26 Shtator 2013 dhe e regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor, Tirane. Me numer vendimi 3642, nga Kryetari i saj Aleksander Aliaj.
Themeluesit e parë të Shoqata Vullnetare per Zhvillim dhe Solidariet janë personat e mëposhtëm:
– Aleksandër Aliaj Kryetar
– Elfa Curri Sekretare
– Arben Harizaj Nen kryetar
– Jonida Zylalaj Kordinatore
– Arli Mamadhaj Kordinatore
Organizata është një nismë e fokusuar në nxitjen e projekteve zhvillimore ne zonat e pazhvilluara dhe për të gjithe target grupet ,zonat vulnerable. E fokusuar për të lobuar , advokuar dhe vepruar ndaj të gjitha kategorive në nevoje sic mund të jenë Personat me aftësi të kufizuar (PAK), familjet në nevojë , komunitetet (ai rom dhe egjiptian) dhe të gjitha shtresat dhe individët që kërkojnë që e drejta e tyre të dëgjohet.
Ekipi ynë dhe cdo pjesëtar i stafit është i orientuar drejt mbrojtjes së të drejtave të cdo individi ose grupet të cilit i janë cënuar të drejtat themelore qytetare.
“Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” i shërben totalisht komunitetit për të përmirësuar cilësinë e jetesës , integrimin shoqëror dhe sensibilizimin për të gjitha grupet në nevojë.
Synimet kryesore të shoqatës janë arritja e suksese më të mëdha përsa i përket fuqisë vullnetare për ti shërbyer më së miri të gjitha shtresave që kërkojnë një mbështetjë sociale.
Misioni i shoqates eshte krijimi dhe nxitja i projekteve zhvellimore per zonat e pa zhvilluara.
Shoqata jonë është një vend ku mund të përfshihen të gjithë për të dhënë kontributin e tyre maksimal ose minimal në cdo aspekt.
Statuti:
Klikoni tek logo per statutin: