Projekt : Rehabilitim i tualeteve te shkollës 9 vjecare “ 7 Deshmorët “ Ninësh , Mallakastër

Posted on 22/12/2015 · Posted in Projekte te ardhshme

Emri i OJF : Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet (SHVZHS)
Adresa : Rr. Durrësit, pranë Gjimnazit Qemal Stafa,P.240/1 , Tiranë Albania
Kohëzgjatja : 1 Muaj (Janar)
Vendi : Shkolla 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët ”, Ninësh , Mallakastër
Fondi i kërkuar :                                          ALL
Kontribute të SHVZHS dhe komunitetit :
  ALL
Vlera totale e projektit :
                    ALL     (Sipas preventivit bashkangjitur)
Personi përgjegjës : Aleksandër Aliaj
Përshkrimi i projektit

 

Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë , kemi mundësuar furnizimin me mjete sportive të Shkollës 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ Ninësh .

Ky projekt u realizua me sukses nga SHVZHS dhe me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë .

Ky project pati nje ndikim pozitiv jo vetëm në nxënësit , stafin pedagogjik të kësaj shkolle por edhe ne komunitet që banon në këtë zone .

Pjesmarrja e komunitetit për realizimin e këtij projekti ishte mbresëlënëse .

Ne kuadër të vizitës së përfaqësuesëve të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë , ne fshatin Ninësh , Mallakastër për projektin e materialeve ndërtimore për sistemimin e ambjenteve sportive , pas verifikimit në object , kërkesës dhe sygjerimeve të përfaqesueseve të kësaj shkolle për disa punime tepër emergjente në këtë shkollë arritëm në përfundimin që të ndryshojmë projektin dhe të bejme te mundur realizimin e rehabilitimit te banjave te kesaj shkolle si edhe disa punime te tjera ne kete shkolle .

Mbeshtetja per realizimin e ketyre punimeve eshte nje ndihme qe i behet ketyre nxenesve dhe mesueseve , pasi eshte nje domosdoshmeri ne kete shkolle .

Sistemi i furnizimit me uje te shkolles eshte jashte funksionit dhe per kete arsye edhe tualetet e shkolles jane jashte funksionit . Ambjentet e tualeteve jane te demtuara dhe ka nevoje per nderhyrje .

Ky projekt do të implementohet nga SHVZHS për një periudhë kohore 1 (një) mujore.

Me këtë projekt SHVZHS synon të përmirësoje infrastrukturën me të gjitha elementet mbarëvajtjen e proçesit edukativ në shkollën 9 vjecare 7 dëshmorët Ninësh .

Rezultate që priten nga ky projekt janë :

Infrastrukturë e përmirësuar e tualeteve të shkolles .

Mjedis fizik i sigurt rrethues në shkollë .

Mjedis sportiv më cilësor për nxënësit dhe i aksesueshëm edhe për personat me aftësi të kufizuara

Të rinj të sensibilizuar për mirëmbajtjen e mjedisit të krijuar .

Shkolla do të bëhet institucion cilësor i edukimit dhe mësimit, ku mësuesit e motivuar përdorin metoda moderne dhe mjete me të cilat nxënësit mësojnë, edukohen dhe marrin pjesë në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve sportive.

Për fat të keq shumë prindër përqëndrohen vetëm në zhvillimin mendor të fëmijëve të tyre. Mjekët shpesh na këshillojnë të mbahet ekuilibri midis aktiviteteve mendore dhe fizike gjatë gjithë kohës, sepse trupi i njeriut nuk mund të funksionojë normalisht pa ushtrime fizike; është e nevojshme të mësohen me gjimnastikë dhe sport që nga fëmijëria e hershme. Kjo duhet të bëhet zakoni i fëmijës dhe më pas të kthehet në një hobi. Ashtu si prindërit edhe mësuesit duhet të ndihmojnë fëmijët e tyre për të zgjedhur llojin më të përshtatshëm të sportit në bazë të aftësive të tyre fizike . Nuk mund të themi që cdo fëmijë do të bëhët një profesionist, por duhet të theksojmë edhe se sporti i thjesht amator është terapia më e mirë për shumë probleme shëndetësore.

Ne duam të përmirësojmë argëtimin e nxënësve tanë në mënyrë që ata të shpenzojnë kohën e lirë me aktivitete sportive në shkollë, duke zhvilluar shkathtësitë psiko-fizike ; marrëdhënie më të mira shoqërore me njëri-tjetrin dhe duke i mësuar se sa rëndësi ka puna dhe bashkëpunimi në grup.

Ne duam gjithashtu të rrisim vetëdijen e nxënësve dhe të gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të bashkëpunuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve në ditët e sotme, ku vihet re tendenca për të qëndruar sa më larg aktiviteteve fizike, kjo si pasojë e mungesës së këndeve sportive në shkolla dhe pranë ambjenteve të banuara si edhe zhvillimi i teknologjisë dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në intërnet duke shfletuar vetem faqet sociale si psh: facebook, tëeeter, badoo, etj.

Objektivat e projektit.

 

  1. Sistemimi dhe rehabilitimi i tualeteve të shkollës .Furnizimi me ujë i shkollës nga rrjeti egzitues . Duke qenë ky ambient një pjesë e rëndësishme për nxënësit dhe stafin pedagogjik dhe në gjendjen aktuale tualetet nuk janë funksionale dhe kanë nevojë për ndërhyrje urgjente .
  2. Vendosja e kangjellave të dritareve .
  3. Zëvëndësimi i xhamave të dëmtuar në dritaret egzistuese pasi një pjesë e mirë e tyre janë të thyera dhe meqënese jemi në sezonin dimëror ka nevojë për ndërhyrje urgjente edhe në këtë pjesë .

Qëllimet e projektit.

  1. Ndikimi në përmirësimin e një jete më të shëndetshme të fëmijëve.
  2. Ndikimi në përmirësimin e një jete më të shëndetshme të stafit pedagogjik
  3. Ndikimi për të bashkëvepruar në grup.
  4. Mjedisi i shkollës të jetë pikë referimi për shkollat e tjera dhe komunitetin e rajonit , ku të organizohen aktivitete për edukimin dhe argëtimin e nxënësve të komunitetit. Duke parë mundësitë që kemi vetë ne si shkollë dhe ndihmën për sigurimin e një fondi modest në mundemi ta kthejmë këtë shkollë në një objekt mësimor edukativ me mjedise cilësore clodhëse ,argëtuese dhe edukative .

Informacion mbi fshatin Ninësh :

 

Fshati Ninësh ndodhet në Rrethin e Mallakastrës dhe është nën juridiksionin e Komunës Fratar Mallakastër .

Fshati Ninesh kufizohet nga këto fshatra :

  • Në veri nga fshati Gadurovë i Rrethit të Mallakastrës
  • Në lindje nga fshati Allkomemaj i Rrethit të Tepelenës
  • Në jug nga fshati Krahes i Rrethit të Tepelenës
  • Në perëndim nga Fshati Bejar i Rrethit të Mallakastrës

Ai ngrihet nga 400m deri në 657 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në pozitën gjeografike veriore 40 ° dhe në gjatësinë gjeografike lindore 19 ° .Terreni gjeografik kodrinor bën që në këtë zonë banorët të merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori .

Shkolla 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ Ninësh është rindërtuar pas tërmitit të 3 pril 1969 , i cili shkatërroi gjithcka në këtë fshat .

Në Shkollën 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ Ninësh , mësojnë fëmijet e këtij fshati por njëkohësisht edhe fëmijë nga fshatrat përreth , si fshati Gadurov dhe disa lagje përreth tyre , si : Ramaj , Haskaj , Shahaj , Mahmutaj , Memaj .

Në fshatin Ninësh aktualisht banojnë 286 familje , 1016 banorë .

Në fshatin Gadurovë banojnë 75 familje , 267 banorë

Shkolla 9 vjeçare “ 7 Dëshmorët “ , Ninësh aktualisht ka personel dhe nxënës si më poshtë:

  1. Nxënës janë                                      106 (një qind e gjashtë)
  2. Klasa janë , nga I – IX                          9 (nëntë)
  3. Mësues janë                                        8 (tetë)
  4. Parashkollorë & Kopësht                    32 (tridhjetë e dy)
  5. Edukatore                                             1 (një)
  6. Punonjës Sanitare                                   1 (një)
  7. Kabinete mësimi                                   1 (një)
  8. Zyrë                                                      1 (një)

Informacion i shkurtër mbi SHVZHS

“Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” është një organizatë jo-fitimprurëse

e krijuar në 26 shtator 2013.

Organizata është një nismë e fokusuar në nxitjen e projekteve zhvillimore për të gjithë target-grupet dhe zonat e ndjeshme , në krijimin dhe nxitjen e projekteve zhvillimore për zonat e pazhvilluara, nxitjen e studimeve, hulumtimeve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit etj.

E fokusuar te mbështetja e zhvillimit të pavarësisë ekonomike dhe politikave kombëtare, me qëllimin që vendi të ketë mundësi të marrë vendime sa më të drejta, mbi ekonominë dhe politikën zhvilluese kombëtare.

Ekipi ynë dhe çdo pjesëtar i stafit, është i orientuar drejt mbrojtjes së të drejtave të çdo individi, ose grupeve të cilëve u janë cenuar të drejtat themelore. “Shoqata Vullnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” i shërben totalisht qëllimit për të përmirësuar cilësinë e jetesës, integrimin shoqëror dhe sensibilizimin e të gjitha grupeve në nevojë.

Kontributi i “Shoqatës Vulnetare për Zhvillim dhe Solidaritet” dhe komunitetit .

 

1.      Transport Materialesh

2.      Punimet Hidraulike

3.      Hapje kanaleve per tubat e ujit

4.      Mbyllje kanalesh

5.      Montimi dhe venia ne pune e gjithe paisjeve hidrosanitare

6.      Punimet per hidroizolimin e taraces

7.      Punimet per suvatimet e brendshme

8.      Punimet per Suvatimet e jashtme

9.      Lyerja me boje e kangjellave

10.  Prerja dhe saldimi I kangjellave te dritareve

11.  Heqja e xhamave egzistues te thyer

12.  Montimi i xhamave

13.  Ndjekje dhe implementim i projektit

 

 

Vlera e kontributit te SHVZHS dhe Komunitetit eshte : 420 000 (katerqind e njezet mije leke ) te reja