Nisma dhe fushata.

ngo

Studim i Integruar, mbi Situatën e Sigurisë, Zona naftë-mbajtëse Ballsh-Patos-Marinëz.

Shoqata ka ndërmarrë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në funksion të konstatimit dhe përmirësimit të sigurisë kombëtare, duke marrë në konsideratë mirëqenien e komunitetit, burimet natyrore dhe shfrytëzimin e tyre në zonat naftë- gaz-nxjerrëse Ballsh-Patos-Marinëz.

Për të arritur këtë, shoqata do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucionet private, shtetërore dhe të pavarura.

Partneriteti i shoqatës me grupet e interesit, do të sigurojë angazhimin e tyre që në llim të çdo fushate ndërgjegjësimi, në mënyrë që ata të jenë të përfshirë dhe do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimeve aktuale.

Në vijim të realizimit të punës për fazën e parë të konferencës, shoqata së bashku me partnerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqendruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave.

Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit, diskutimit, fushatat mediatike dhe deri tek ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i komunitetit që banon në zonat naftë-gaz-nxjerrëse Ballsh-Patos-Marinëz, SHVZHS do të paraqesë studimin e integruar dhe rekomandimet konkrete